Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, një ditë me rëndësi të madhe për ta.
Meta theksoi se kjo festë përkon me lindjen e Imam Aliut dhe shprehu urimet më të ngrohta për shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare.
Ai shtoi gjithashtu se pranvera dhe demokracia janë vlera që triumfojnë përherë.
Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Në këtë ditë të bekuar feste dhe optimizmi, që përkon me lindjen e Imam Aliut, uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët bektashianë: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit!
Shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare!
Pranvera dhe Demokracia, triumfojnë përherë!