Mtereologët parashikojnë se deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite.
Pjesa e parë e ditës do të jetë me diell dhe temperatura që shkojnë deri në 30 gradë celsius dhe pasditeve do të ketë shira lokalë, deri në rrebeshe.
Ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron pushuesit të kenë kujdes nga rrufetë, pasi do të kenë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post