Që prej orës 17:00 të pasdites së sotme, në zonën e Laprakë te lagjia ish-Kombinati “Josif Pashko”, po organizohet një protestë kundër bllokimit të rrugës kryesore nga ARRSH dhe Bashkia Tiranë.
Banorët të shqetësuar për kamerën e FaxNews ngritën shqetësimi se rruga e bllokuar është e vetmja lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Ata shprehen se tashmë nuk kanë mundësi për të çuar fëmijët në shkollë ose të sëmurët në spital.
Sipas tyre autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë njoftim se sa do të zgjasë bllokimi i rrugës dhe për çfarë arsyeje.
“Jo sna kanë njoftu kush për bllokimin e rrugës. Do ta vijojmë protestën pasi nuk kemi sit a çojmë fëmijën në shkollë, të sëmurët nuk kanë si shkojnë në spitale. nuk ka asnjë specifikim, asnjë tabelë se sa do të zgjasë bllokimi i rrugës, nuk dimë asgjë”, tha një banor.
Një tjetër banor u shpreh se qytetarët do t’i heqin vetë barrrierat për të bërë të mundur hapjen e rrugës.
“Ça leje të marr, na kan blloku rrugën. Nuk na kanë njoftuar, ka dy javë rruga e bllokuar. Ku të kalojmë? I biem rreth e rrotull të dalim në Laprakë. Ne do ta zhbllokojmë vetë rrugën, çfarë të them unë”, tha një qytetar tjetër.