21:02 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ok Skënderbeu! Por populli do të hajë dhe foshnjat duan të jetojnë…

15:14 | 27/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditari i Zhejit: Plani “sekret” i Ramës dhe Metës që nxorri jashtë politikës Nanon (PJESA II)

Nga Artur Zheji

Takimi Rama dhe Haradinaj, ashtu si edhe takimet e dikurshme me Thaçin, janë në vetvete takime të dobishme kryeministrash të Tiranës dhe Prishtinës dhe të bukura nga pikëpamja gjeopolitike.

Edhe përkujdesja për Skënderbeun dhe unifikimin e ambasadave, të të dy Republikave shqiptaro-shqiptare, është për gjykimin dhe shijen time, një akt politik kuptimplotë dhe e forcon peshën e shqiptarëve.

Mirëpo kemi nje kontrast që s’mund të fshihet, nga statuja dhe nga emri i lartë i Gjergj Kastriotit. 
Një foshnje vdiq 48 orët e fundit në Qsut, në rrethana të panjohura, ndërsa akuzat e familjarëve u mbytën shpejt, në shkretëtirën që krijojnë mediat e shitura anembanë vendit.

Në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, varfëria dhe mungesa e shpresës për të jetuar të përditshmen, është uluritëse dhe e pangushëllueshme edhe nga vetë Skënderbeu, legjenda dhe hija e tij e lartë historike.

Sepse janë dhjetëra e mijëra shqiptarët, në Kosovë dhe në Shqipëri, që largohen të përlotur nga toka e tyre, që braktisin në një varfëri therrëse familjet e tyre, në emër të një jete më të jetueshme. 

Drejt atyre vendeve, që në vend të Skënderbeut, kanë në qendër të qyteteve të tyre, statuja kalorësish dhe mbretërish të tjerë mesjetarë.

Por ndryshe nga Atdheu i Gjergj Kastriotit, në vendet e pasura më Statuja të tjera në qendër të qyteteve të tyre, ku shtegtojnë përditë dhe me turma shqiptarët, ka punë, ka një siguri për jetën dhe foshnjat nuk vdesin spitaleve për arësye të panjohura.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është një kujtim përbashkues dhe ka qenë për shekuj një një pishtar udhëheqës në errësirën e kohrave të zymta të Kombit Shqiptar.

Po sot?

Do ta përdorim madhështinë e tij historike, si një gjethe fiku dhe si një alibi, për të fshehur tragjedinë ekonomike, zymtësinë e të përditshmes, emigracionin masiv, korrupsionin qelizor dhe dështimet e njëpasnjëshme të keq qeverisjes?

Do ta ngremë dinjitetin kombëtar duke ju drejtuar Historisë dhe duke u shndrruar njëkohësisht në një Komb lypsarësh në dyert e qyteteve dhe shteteve të huaja, për pak punë, për një copë bukë dhe ndonjë kokër leku, si një vend që eksporton më së shumti, skllevër, drogë dhe vagina në çdo cep të botës?

Mirëpo gjëndja bëhet krejt e pashpresë, kur varfëria vret shumicën dhe pasuria deh dhe çmend dhe çthurr, një pakicë arrogante pasanikësh, që pasurohen nga pushteti dhe përmes liçensave të tija, që ndajnë para me ministrat dhe kupolat dhe pastaj, veshur me kostumet më të mira dhe më të shtrenjta, shkojnë të ngazëllyer në qokën kryeministrore, shpallur enkas për heroin tonë Kombëtar…

Jemi pra në paradhomën e nacionalizmit të maskarallëkut të qëllimshëm, apo duhet të bëjmë sikur nuk shohim, nuk kuptojmë dhe nuk mendojmë. 

 

Etiketa: analizaartur zhejikomenteopinione dhe analizaskenderbeuzheji
Pas

Aksident i rëndë në Tiranë, drejtuesi i motorit mbetet përtokë, kalimtarët i japin ndihmën e parë

Para

Dy kioska për 10 metra katrorë, njëra zapton tërë trotuarin. Çfarë bëhet në kryeqytet

Para
Dy kioska për 10 metra katrorë, njëra zapton tërë trotuarin. Çfarë bëhet në kryeqytet

Dy kioska për 10 metra katrorë, njëra zapton tërë trotuarin. Çfarë bëhet në kryeqytet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.