Mesdheu do të bëhet i rrezikshëm? Gjykuar nga temperatuarat e rregjistruara në disa zona dhe në sipërfaqe të detit disa ditë më parë, me siguri që po. Ajo që e konfirmon akoma më shumë ndryshimin epokal, janë “speciet aliene” të shumta, që tashmë janë zhvendosur me sukses në ujërat e Mesdheut në dëm të faunës detare “autoktone”.
Alge, molusqe, jovertebrorë dhe mbi të gjitha peshq që kanë ndryshuar vendbanim duke u përhapur gjithnjë e më shumë, kështu që nuk është më gjë e rrallë kapja e tyre nga rrjetat e peshkatarëve.
Ndër specie më të dalluara, protagonistë të migracionit janë peshku akrep dhe peshku top. Dy specie që është mirë t’i mbani larg pjatës.
I pari për shkak të helmit të fuqishëm që mban në gjembat e tij, ndërsa i dyti për shkak të toksicitetit të lartë të mishit të tij, që nuk zhduket edhe pas gatimit.
Peshq helmues, peshq toksikë, por si arritën në ujërat tona?
Çdo gjë nisi në vitin 1990, ku peshkatarët dalluan diçka të çuditshme në rrjetë. Diçka që nuk e kishin parë më parë, vëtëm në ndonjë dokumentar, aq më pak peshkuar.
Plot me ngjyra dhe të bukur!Në atë kohë e përshkruan si një gjë të rrallë!
Nga ajo ditë, ajo specie e rrrallë e njohur si peshku akrep, u shumua jo vetëm në ujëra, por edhe në “përballjen” me peshkatarët.
Çështja është aq serioze saqë edhe L’ISPRA (Instituti për mbrojtjen e kërkimëve mjedisore) në Itali ngre alarmin për praninë e këtyre specieve të rrezikshme, një alarm që duhet të vlejë edhe për vendin tonë, duke qenë se edhe ne bëjmë pjesë në Mesdhe.
(J.D/Faxweb.al)