19:59 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përmbytjet, Basha-Ramës: Merrni masa, ndihmojini njerëzit që janë në rrezik për jetën

19:49 | 30/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Pas debateve të njëpasnjëshme që kanë mbërthyer sot seancën plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli nga rendi i ditës së sotme ku diskutohej për projekt-buxhetin e vitit 2018 duke shtruar problemin për sigurinë e popullit pas përkeqësimit të motit.
Basha në fjalimin e tij u shpreh se kishte infomacione se në Shkodër mungonte totalisht shërbimi shëndetësor dhe urdhëroi maxhorancën të marrin masat për t’i ndihmuar njerëzit që janë në rrezik për jetën.
“Informacioni që më vjen mua nga Shkodra, mungon totalisht shërbimi shëndetësor në veçanti për fëmijët, nënat e pleqtë. Kjo është jashtë rendit të ditës. Kordinohuni me pushtetin vendor për t’u organizuar në terren. Ka pamundësi kontakti me pushtetin qëndror. Merrni masat për t’i ndihmuar njerëzit që janë në rrezik për jetën. Është detyra dhe ekzistenca numër 1 e shtetit,” tha Basha.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama i cili është shprehur se përmbytjet ishin parashikuar dhe kemi marrë çdo masë të mundshme për ta përballuar këtë vështirësi.
“Këto përmbytje janë të parashikuara, dhe duke qenë se kemi pasur disponim mbi parashikimet kemi marrë çdo masë të mundshme për ta përballuar këtë vështirësi. Nuk përballohet me teatër e shfaqje filmash në rrugë. Tani që flasim të gjitha forcat e organizuara e emergjnencave, të policisë e ushtrisë janë të angazhuara. Edhe përsa i përket shërbimit shëndetësor, është në gadishmëri të plotë. Në vlerësim të lartë për ndërhyrjen tuaj z.Lulzim ne jemi në gadishmëri prej më shumë se një jave se kemi marrë parashikimet,” tha Rama.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Bashapermbytjerama
Pas

Përmbytet QSUT-ja, mjekët dhe infermierët “notojnë” në ujë (VIDEO)

Para

“Ka qenë te Abtelekom kur Nushi dhe Ahmetaj vidhnin impulse”, Malltezi publikon SMS për Zoton, njeriun e incineratorëve

Para
“Ka qenë te Abtelekom kur Nushi dhe Ahmetaj vidhnin impulse”, Malltezi publikon SMS për Zoton, njeriun e incineratorëve

"Ka qenë te Abtelekom kur Nushi dhe Ahmetaj vidhnin impulse", Malltezi publikon SMS për Zoton, njeriun e incineratorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.