Ndëshja mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të zhvillohet më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Mirëpo skuadra italiane mesa duket nuk ndihet fare e rrezikuar nga kombëtarja jonë.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Karlo Tavekio, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se nuk sheh probleme në të ardhmen e Italisë.
Madje është shprehur i bindur se skuadra e tij, do të shkojë me qetësi drejt play-off.
“Kemi dy ndeshje të rëndësishme për t’u kualifikuar në play-off, kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë, që nuk duhet të na krijojnë shumë telashe. Pastaj të shohim se kë do të kemi ne përballë në play-off ku jemi në vazon e parë”, tha Tavekio.
Siç duket për Tavekion, dy ndeshjet e tetorit do të mbyllen me sukses për të kaltriit, pavarësisht se hapi fals i italianëve në dy takimet e fundit, ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë, në teori nuk mund të komplikojë pozitën e tyre, duke i rrezikuar zbritjen në renditjen e FIFA-s aq sa për të çuan në kalimin në vazon e dytë të shortit.
Takimi mes Shqipërisë dhe Italisë më 9 tetor, do të jetë ndeshja e fundit në grup për fazën eliminatore të Botërorit 2018. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post