Është shtyrë seanca e përcaktuar për t’u zhvilluar sot ndaj Emiljano Shullazit. Shkak mësohet të jetë bërë mungesa e një prej gjyqtarëve, konkretisht e Luan Hasnezirit.
Shtyrja e seancës ndodh ndërkohë që pritej që sot të dëhsmonte sërish biznesmeni Ylvi Beqja, pas përballjes së ashpër që ata të dy patën në seancën e kaluar. Mësohet se seanca gjyqësore e rradhës do të zhvillohet në orën 11:00 të 4 korrikut.
Më 20 qershor, Shullazi dhe Beqja u përballën në seancën ku Emiljano Shullazi deklaroi se Ylvi Beqja i kishte propozuar të bëheshin ortakë në biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore, të cilin do ta merrnin nga ministri i atëhershëm, Ilir Beqja, që rezulton të jetë kushëri me biznesmenin Ylvi Beqja.
(XH.A/SHUPLAKA)