Një 27 vjeçar në Lezhë ka qëlluar me armë zjarri në ajër.Ai mësohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër pa ndonjë arsye, duke terrorizuar fshatin Lalm.
Dritan Ndreca menjëherë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për “Armëmbatje pa leje” dhe “Prishje të Qetësisë Publike”. Nga ana e policisë janë sekuestruar një automatik, 79 fishekë dhe 2 krehëra.
Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(J.V/Shuplaka)