13:30 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Qeveria serbe zbulon planin për parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës

17:06 | 21/05/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria serbe zbulon planin për parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës

 

Ushtria e Kosovës është një nga çeshtjet më të debatuatara sot midis saj dhe shtetit Serb.

Kjo e fundit ka reaguar duke u shprehur e sigurt se me futjen e Listës Serbe në legjislativin e ardhshëm të shtetit të Kosovës, do të parandalohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët të kryeministrit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ministrit të Punës në qeverinë serbe dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, është thënë se është me rëndësi vitale që serbët në Kosovë të votojnë për Listën Serbe.

“Kur dëgjoni kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, i cili po kërcënon të arrijë në Nish, mund të supozojmë se çfarë mund të bëjë nëse formon ushtrinë. Serbët nuk duhet ta lejojnë”, ka thënë ministri serb, Aleksandar Vulin.

Vulin ka thënë se “pa shtetin e Serbisë nuk do të kishte jetë në Kosovë dhe Metohi”.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se vota për Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, do të thotë “mbështetje e vazhdueshme për institucionet serbe në Kosovë”.

“Njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi duhet të mblidhen rreth Listës Serbe, sepse kjo do të thotë mbështetje e vazhdueshme për institucionet serbe në Kosovë dhe Metohi, po ashtu do të mbahen lidhjet institucionale me shtetin e Serbisë, në të cilat Kosova dhe Metohija është pjesë integrale”, tha Gjuriq.

(S.SH/SHUPLAKA)

Etiketa: kosoveserbiushtriakosovesvucic
Pas

“E di që do më shani, por do duroj!”, Gjika: UEFA dëbon Skënderbeun, Tirana ose Vllaznia ngjitet në kategori

Para

S’u vu kurrë në punë, por në aeroportin e Kukësit 44 persona janë paguar në mënyrë fiktive. Nën hetim ish- drejtues të Aviacionit

Para
S’u vu kurrë në punë, por në aeroportin e Kukësit 44 persona janë paguar në mënyrë fiktive. Nën hetim ish- drejtues të Aviacionit

S’u vu kurrë në punë, por në aeroportin e Kukësit 44 persona janë paguar në mënyrë fiktive. Nën hetim ish- drejtues të Aviacionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Gënjyet që ishit në Ukrainë”/ Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbyllët Kuvendin që të hanit drekë në Greqi! Kryeparlamentarja: Vijo tani më ndiq në rrjetet sociale

Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo

Erdogan i ofron Iranit ndihmën për të lehtësuar bisedimet bërthamore dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.