Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pezulluar takimin elektoral në Fier, pas vdekjes së politikanit të njohur Bashkim Fino.
Basha kishte planifikuar një qëndrim dy ditor në qytetin e Fierit, ndërsa qytetarët që prej mëngjesit ishin mbledhur në qendër me një banderolë gjigande duke e pritur.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti Luan Baci i cili u ka kërkuar qytetarëve të shpërndahen.
DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE:
Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.
Lamtumirë, Bashkim, vëllai ynë i dashur dhe i paharruar!”
Kujtojmë se deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
(R.G/Faxweb.al)