Kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Rindërtimit Ahmetaj dhe gazetarët ka komentuar dhe deklaratat e tij të atëhershme se PS dhe PD do të çonin LSI për skrap.
Ai shprehu se çuarja e LSI-s për skrap ishte një projekt i përbashkët i Lulzim Bashës dhe Partisë Socialiste, por Basha e tradhtoi këtë plan.
Më tej Rama u shpreh se beson se LSI-ja është një projekt që duhet zhbërë dhe beson se është një sistem që korrupton njerëzit.
“Ke dëgjuar ti ndonjëherë të flas për këto njerëz? Çuarja për skrap i LSI-s ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por u tradhtua nga ky i fundit. Ishte ai q u betua qe nuk do të ketë më matrapazllëqe. Ortaku kryesor është Sali Berisha. LSI është projekt që duhet zhbërë, kam besuar që nuk janë njerëzit që kanë korruptuar sistemin, por janë sistemet qe kane korruptuar njerëzit. Besoj që LSI është sistem që duhet çmontuar komplet.”, u shpreh Rama.