Reshjet e denduara të shiut në Gjirokastër po krijojnë një tjetër situatë emergjente. Në mesantë vërshimet e ujërave nga përrroi i Çullos kanë qenë të mëdha, duke rrezikuar banorët që kanë shtëpitë aty afër.
Në këto kushte dolën në terren edhe ekipet e emergjencave civile të Bashkisë Gjirokastër, si dhe Policia e Shtetit. Për të parë nga afër situatën ishte edhe kryebashkiaku Flamur Golemi.
Eskavatorët kanë nisur të bëjnë ndërhyrjet e lejueshme deri më tani për të evituar vërshimin e ujit mbi shtëpi, edhe pse duket se rreziku s’ka kaluar pasi reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.
Ujërat që vërshojnë nga përroi i Çullos kanë qenë vazhdimisht problem për banorët që kanë ndërtuar shtëpi pranë tij. Pothuajse të gjitha ato banesa janë të palegalizuara.
(K.H/Faxweb.al)