Erërat e forta dhe rrebeshet e shiut të shkaktuara nga stuhia ”Elsa” u përplasën mbi Gadishullin Iberik mbrëmjen e së enjtes, duke shkaktuar të paktën 6 viktima në Spanjë e Portugali si edhe dëme të shumta materiale.
Ditën e premte, për shkak të kohës së keqe u ndërprenë lëvizjet detare mes Marokut dhe Spanjës, në Ngushticën e Gjibraltarit.
Një burrë vdiq kur shtëpia e tij u rrëzua në Portugalinë veriore të enjten, ndërsa një tjetër u shtyp në kamionin e tij nga një pemë në rënie afër Lisbonës. Tre të tjerë vdiqën në Spanjë të enjten dhe të premten. Ndërsa viktima e gjashtë u regjistrua sot në Italinë fqinje.
https://www.youtube.com/watch?v=yD4B_NMFfQw
Në rajonin e Ligurias është aktivizuar alarmi i kuq, i treti në më pak se dy muaj ndërsa pjesa më e madhe e vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Rrëshqitjet e dheut, rrëzimi i pemëve dhe rrtija e nivelit të ujit rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Situata paraqitet alarmante edhe në Venezia ku pritet një tjetër përmbyjtje. Kryeministri Giuseppe Conte ka bërë të ditur se një fond prej 530 milionë eurosh do të aplikohet menjëherë aty ku situata ëhstë më kritike.Stuhia Fabien pritet të shkaktojë shpejtësi edhe më të larta të erës dhe të krijojë më shumë dëme në Europën Jugore gjatë fundjavës.