Në seancën e sotme të KPK u mor vendim i për shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlzen Cena i cili vetëm dy ditë më parë ka deklaruar tërheqjen ngqa gara p[ër të qenë anëtar i SPAK-ut.
Për Shkëlzen Cenën, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës, Këshilli miratoi me 10 vota pro kërkesen e tij, ndërkohë që më datë 14 të këtij muaji u dha vendimi i KPK-së për shkarkimin e tij.
Prokurori Shkëlzen Cena ishte kandidat për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme kundër korruspionit dhe Krimit të Organizuar në strukturën e të cilit do të jenë 15 prokurorë.
Mësohet se KPK i gjeti probleme Cenës kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite.
Komisioni i Karrierës në KLP paraqiti një relacion për mënyrën si do të veprohet me caktime të përkohshme para krijimit te KLP-së dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post