Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për dhunë në familje. Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet V.P, 53-vjeç nga Tirana ishte i shpallur në kërkim.
Ndërkohë një 51-vjeçar nga Sukthi është arrestuar në flagrancë duke drejtuar mejtin në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ndaluan shtetasin V. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 51 vjeç, banues në Sukth, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar në gjendje të duhur mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(R.G/Faxweb.al)