Alyssa Mendoza, nga Manila, zbuloi se si ajo mori një email nga babai i saj dhjetë muaj pas vdekjes së tij, ku e udhëzoi atë se si të planifikonte përvjetorin e përsosur të 25 viteve të dasmës për nënën e saj.
Alyssa Mendoza, tregoi se si babai , Bing, planifikoi festën para se të vdiste nga sëmundja kronike e veshkave në vitin 2019.
Alyssa gjithashtu thotë se si babai i saj ka paguar një luleshitës për t’i dërguar nënës Joji lule çdo vit në ditëlindjen e saj (19 gusht) Ditën e Shën Valentinit dhe përvjetorin e tyre (10 qershor) për vitet e ardhshme.
Në emailin, të cilin ai e planifikoi që para vdekjes së tij të dërgohej disa javë para datës së rëndësishme, babai i kërkoi Alyssa që të ndiqte udhëzimet e tij për letrën, në mënyrë që nëna e saj të merrte përvjetorin e martesës së ëndrrave.
Duke postuar një fotografi të postës elektronike, Alyssa shkroi në Facebook: ‘Para tre javësh mora një email të planifikuar nga babai im.
“Në fillim, unë u tremba ta hapja sepse, kush nuk do të frikësohej të merrte dhe të hap një email nga dikush që vdiq 10 muaj më parë?
Dy ditë pasi pashë njoftimin, vendosa të hap postën elektronike dhe nuk mund ta besoja atë që po lexoja. Dashuria e babait tim për nënën time është padyshim madhështore. Alyssa vazhdoi të shpjegojë se çfarë gjeti në email.E-mail përmbante udhëzime për mua për festimin e përvjetorit të tyre këtë vit. Me sa duket para se babai im të vdiste 10 muaj më parë, ai planifikoi gjithçka,” shkroi ajo.
“Ai madje kontaktoi dhe pagoi për një luleshitës për të dhuruar lule tek nëna ime për vitet e ardhshme në çdo rast të veçantë, ditëlindjen e nënës time (19 gusht) Ditën e Shën Valentinit dhe përvjetorin e tyre (10 qershor)E-maili gjithashtu përmbante një letër që ai shkruante për nënën time, e cila i kishte të gjitha fjalët që duhej të dëgjonte prej tij. Ai fjalë për fjalë mendoi për gjithçka për ta bërë dashurinë e tij të madhe të ndiente gjithë dashurinë e tij.
Ata duhej të festonin së bashku përvjetorin e tyre të 25-të të martesës së argjendit, por Zoti kishte plane të tjera.Por edhe nëse ata nuk janë fizikisht së bashku, edhe pse ai nuk është më këtu, ai ishte akoma në gjendje të befasonte dhe ta bënte të lumtur nënën time. As vdekja nuk mund ta ndalonte babanë tim të dashuronte nënën time, “vazhdoi ajo.
Alyssa shpjegoi se babai i saj madje zgjodhi lule që kishin një rëndësi të veçantë për historinë e dashurisë së tij dhe të nënës.
Ajo tha se nuk ishte në dijeni se për sa kohë lulet do të vazhdonin të dërgoheshin, pasi luleshitësja ishte betuar për fshehtësi .