Një grua ka humbur jetën në Tiranës në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa raportohet se ishte e prekur nga gripi.
Rasti është konfirmuar në buletinin e Institutit të Shëndetit Publik ku raportohet se gruaja e cila nuk është e identifikuar për mediat, ishte 61 vjeçe, ka pasur sëmundje kronike të zemrës, “me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në buletin.
“Në javën e 3-të në SUSM “Shefqet Ndroqi” ka ndodhur një vdekje e një pacienteje me moshe 61 vjeç, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në njoftim.