Është arrestur në flangrancë një 40-vjeçar në Krujë dhe një 32-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 25-vjeçares me iniciale R.K. 40-vjeçari Besnik(Abedin) Tema dhe 31-vjeçari me iniciale F.K. kanë marrëdhënie familjare me 25-vjeçaren.
Besnik Tema është vëllai i saj, ndërsa 32-vjeçari është bashkëshorti. Burri dhe vëllai i 26-vjeçares e kanë rrahur këtë të fundit ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizan të Krujës. Mbi të akuzuarit rëndon vepra penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.