Aplikimet për bonusin e qerasë për familjet e prekura nga tërmeti sipas qeverisë do të bëhen online, ndërsa në Vorë dhe Durrës gazetarja e Fax News, Fjona Çela ka pyetur qytetarët se a janë të informuar rreth këtij aplikacioni.
Shumica prej tyre janë shprehur se nuk kanë asnjë lloj informacioni apo përvoje për të bërë një regjistrim të tillë ndërsa e konsiderojnë mënyrën e përzgjedhur nga qeveria për aplikimet, si tallëse dhe fyese.
Një zonjë jeton me bashkëshortin në shtëpinë që është shpallur e pabanueshme shprehet: “Jetoj me bashkëshortin, kemi mbetur jashtë, ku të shkojmë, nuk kemi mundësi tjetër. Jam me halle, pashaportizimin e kam këtu. Me më ndihmu. Kam kërkuar bonus nuk me kanë dhënë, kam ngelur rrugëve ku ta gjej shtëtpinë”.
Dini të aplikoni përmes internetit?
“Po ishalla, kush do të na japi shtëpinë” (vijon ajo po nuk e kupton pyetjen)
“S’di me fol as s’di kështu me internet vetëm po shkova me fol gojarisht me të bashkisë. Nuk di me e përdor internetin fare”, tha e moshuara
Një tjetër shprehet: “Do shkojmë tek bashkia meqë e kemi afër. Do ta mësojmë besoj, kemi gjetur shtëpi me qera. Me ndihmën e dikujt se nuk di ta bëj. Është e vështira të bëj vete”.
“Mbase do të merret burri se unë nuk di. Se di sa do vonohet”, u përgjigj një qytetare pyetjes së gazetares.
Një tjetër tregon edhe eksperiencë nga e kaluara me puën e aplikimeve online: “Nuk di me thënë të drejtën, kam bërë njëherë për vizë në Angli nuk ma pranonte, kur s’më doli aty nuk do më dali as për shtëpinë mos ki merak”.
Disa përgjigje:
“S’jam marrë me atë punë fare, nuk di çfarë të bë”.
“Jo nuk di, biles as s’kam hyrë ndonjëherë”.
“Nuk e di, do të shkoj të zihem me këta njëherë”.
“Jo nuk di të aplikoj, as në faqe nuk di si hyhet. Jam banor i lagjes 17 dhe dua të di a ka ardhur dikush për të na vlerësuar dëmet. Bonusi më ka kaluar dje por shtëpi me qera ende nuk kam gjetur”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)