Mançester Junajtidi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulhemit, në “Old Trafford”.
Supergoli i Edinson Kavanit në minutën e 15-të, nuk i ka mjaftuar të besuarve të Solskjaerit të marrin fitoren.
Ishte Brajan, i cili barazoi shifrat në minutën e 76-të për Fulhemin, me rezultatin që nuk ndryshoi më tej. Kujtojmë se këta të fundit kanë rënë matematikisht një kategori më poshtë, ndërsa Junajtidi mbetet në vendin e dytë me 71 pikë.
Ndeshja ditën e sotme u luajt nën praninë e tifozëve, teksa në “Old Trafford” ishin të pranishëm 10 mijë persona, pas plot 14 muajve mungesë.
(E.H/Faxweb.al)