Një grua i ka habitur të gjithë me gjestin e saj ndaj kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Teksa po transmetohej një dokumentar rreth “Brexit”, “Daily Mail” ka kapur një moment kur një grua ndërpret kryeministrin dhe i kërkon të shohë foton e djalit të saj.
Sipas gruas, djali i ngjan shumë Johnson dhe shtoi se ai mund të jetë djali i tij i dashurisë. Gruaja iu afrua z. Johnson në një turne parazgjedhor në Morley, Leeds, duke thënë: “Djali im duket shumë si ju, do të doja ta shihnit’.
Ajo pastaj thirri: ‘Duket sikur mund të jetë fëmija juaj i dashurisë’, përpara se babai i pesë fëmijëve të shfaqej ta injorojë atë dhe të ikë. Kujtojmë që Johnson ka katër fëmijë me ish-gruan e tij Marina Wheeler dhe një vajzë me Helen Macintyre.
Discussion about this post