Policia ka arrestuar tre persona në Krujë pasi kanë vjedhur naftë në serbatorin e një mjeti betoniere.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Xhevat Lami 53 vjeç, banues në Kamëz. Tiranë;
• Artan Poposhi 33 vjeç, banues në Prezë, Tiranë;
• Vehbi Balliu 34 vjeç, banues në Cudhi. Krujë.
Shtetasit e mësipërm, në
Qafë Shtamë, Krujë u kapën në flagrancë duke vjedhur naftë nga serbatori i mjetit tip Benz betoniere në pronësi të një firme që merret me prodhimin e betonit.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post