16:03 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Tahiri dorëzon detyrën

18:06 | 24/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Tahiri dorëzon detyrën

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me draft opinionin final te Komisionit te Venecias per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a press conference, where he commented on the draft final opinion of the Venice Commission on judicial reform.

Ministri i Brendshëm i ri, Fatmir Xhafaj ka shkuar  në Ministrinë e Brendshme ku do t’i dorëzohet drejtimi i këtij dikasteri të rëndësishëm nga paraardhësi Saimir Tahiri.

Më herët Xhafaj ishte në Presidencë tek Nishani ku u betua për detyrën që mori bashkë me 3 ministrat e tjerë që u mandatuan nga Parlamenti.

Katër ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi iu drejtuan sot presidencës për të bërë betimin.

Ministrat e rinj, u vutuan ditën e djeshme në seancën parlamentare vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita prej më shumë se një muaj ka bojkotuar punimet e kuvendit.

Fatmir Xhafaj-Ministër i Punëve të Brendshme

Ogerta Manastirliu-Ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka-Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Eduard Shalsi-Ministër i Pushtetit Vendor

Katër ministrat zëvendësuan, Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçin.

Kuvendi ka votuar në seancën  djeshme plenare dekretet e Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu Fatmir Xhafaj është emëruar ministër i Brendshëm me 76 vota pro dhe asnjë kundër. Pro tij kanë kaluar edhe votat e LSI, por pa votën e Shpëtim Idrizit, dhe Ilir Metës, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë.

Sakaq, pa votat e këtyre dy të fundit, u miratua me 75 vota pro edhe shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Më pas, shkarkimit të tre ministrave të tjerë Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi i është bashkuar edhe vota e Idrizit.

Po kështu, me votat e mazhorancës, (79 vota pro) por pa Metën dhe Idrizin, u miratua edhe emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë.

Eduart Shalsi u emërua me 76 vota pro ministër për Çështjet Vendore.

Për dekretet e Presidentit Nishani për emërimin e Olta Xhaçkës, ministre e Mirëqenies Sociale, dhe për shkarkimin e Blendi Klosit, u votua dy herë.

Seanca e djeshme u  zhvillua  sërish pa opozitën, e cila prej më shumë se një muaji vijon të bojkotojë Parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sipas saj do të mbahen nga një qeveri teknike.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Fatmir Xhafaj
Pas

Strakosha: Këshillat që i dhashë tim biri për ta mbrojtur portën ndaj italianëve

Para

Basha nga Uashingtoni: Ja çfarë diskutova me republikanët, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Para
Basha nga Uashingtoni: Ja çfarë diskutova me republikanët, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Basha nga Uashingtoni: Ja çfarë diskutova me republikanët, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

Nga takimi me Papa Leo XIV te urimet nga pjesëmarrësit, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj kremton në Vatikan 66-vjetorin e lindjes

Spanja urdhëron Airbnb të heqë 65.000 oferta/ Shkak, përkeqësimi i krizës së strehimit në vend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.