“Kam lexuar shumë për Shqipërinë dhe mezi pres të vizitoj qendrat e saj historike dhe turistike dhe të njoh kulturën e popullit tuaj”, do të shprehej pak a shumë diplomatja amerikane para se të mbërrinte si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Së fundmi ajo ka ndërmarrë një tur udhëtimesh kryesisht në jug të vendit, ndërsa pavarësisht se jo shpesh, ndan me ndjekësit në rrjetet sociale vendet dhe personazhet që viziton dhe takon.
Yuri Kim ka postuar një sërë fotosh, ku shihet uji i kristaltë, prodhimet e detit dhe peshkatarin që lodhet çdo ditë për t’i siguruar, sallatën tipike të fshatit dhe frutat e freskëta.
“Mrekulli të pushosh dhe të eksplorosh plazhet shqiptare. Mirënjohëse për drekën që përmban ushqime deti të freskëta të kapura nga peshkatarët punëtorë. Mezi pres të eksplorojë më shumë”, shkruan Kim krahas postimit në Instagram.
(F.GJ/FAXWEB.AL)