04:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohet skenari i protestës së PD-së përpara kryeministrisë, i pari mban fjalim Altin Goxhaj, i fundit Sali Berisha

11:05 | 06/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet skenari i protestës së PD-së përpara kryeministrisë, i pari mban fjalim Altin Goxhaj, i fundit Sali Berisha

Fax News zbardh axhendën e protestës së nesërme kombëtare, të thirrur nga Partia Demokratike nën udhëheqjen e Sali Berishës, si dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë krijuar dhe Frontin për Shqipërinë.

Mësohet se protesta e të enjtes, 7 Korrik do të hapet me këngën e Renis Gjokës dhe Big Bastës, e cila pritet të jetë dhe himni i qëndresës së demokratëve. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë marshimin për tiu bashkuar protestës nga selia e PD-së, drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Në protestë pritet të flasin dhe përfaqësues nga Shoqëria Civile, ku i pari do të marrë fjalën avokati Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë.

Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza. Vetë Berisha pritet që të jetë i fundit që do të marrë fjalën në podium, ndërkohë që më herët para tij do të ngjiten për të marrë fjalën përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë.

Në protestë, e cila është e para që prej marrjes së drejtimit të PD-së nga Sali Berisha, pritet që të ketë një numër të madh folësish.

Nga ana tjetër protestës pritet që ti bashkohen dhe deputetë që deri tani kanë mbajtur qëndrime neutrale, apo kanë qenë kundër rikthimit të Berishës në krye të PD-së.

Në mes këtyre emrave vlen të përmendim, Jorida Tabakun, Grida Dumën, Ervin Salianjin, Tomorr Alizotin, Helidon Bushatin apo Saimir Korreshin.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: berishagoxhajPD protesteprotestaprotesta 7 Korrik
Pas

Si duhet të “shkrihen bordet komuniste”? Ylli Manjani bën propozimin: Në Shqipëri nuk ka ekonomi tregu të lirë! Këtë duhet ta vendosë Gjykata Kushtetuese

Para

Rritja e infektimeve, mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Tomini: Populli të ndërgjegjësohet, të bëjë dozën e tretë dhe të katërt

Para
Rritja e infektimeve, mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Tomini: Populli të ndërgjegjësohet, të bëjë dozën e tretë dhe të katërt

Rritja e infektimeve, mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Tomini: Populli të ndërgjegjësohet, të bëjë dozën e tretë dhe të katërt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.