Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kandidati për kreun e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, Eduard Selami thotë se i janë vjedhur votat në garën për kreun e PD-së.
Selami: Pse nuk ka ecur Shqipëria? Shkaktari kryesor është elita politike. Është marrja peng e institucioneve. Mos krijimi i institucioneve. Reforma në drejtësi mua më jep shpresë për ta vënë Shqipërinë aty ku duhet të konkurrojë dhe të ecë më shpejt, sepse deri atëherë dhe deri tani siç është tani, një shtet ligjor këtu është artificial, pra nuk është real.
Ti shkon në gjykatë dhe nuk merr dot vendim sepse aty ka njerëz që janë shumë të mirë në nivelin personal, por ka kaq shumë presion, kaq shumë influencë jashtë saj, saqë e bën të pabesueshëm. Po humbi besimi, gjithçka është e kompromentuar.
Zhgënjimi vjen dal nga dal për ngadalësinë e procesit dhe zhgënjim është edhe me partinë time që është edhe vlerë kombëtare. Mua më vjen keq që dua ta përdor këtë lloj audience për një problem të tillë, por ky është problem kombëtar.
Raportin tim me Partinë Demokratike nuk e shikoj në raportin e një anëtari të devotshëm, por e shikoj si një njeri me një ngarkesë historike dhe me një kontribut që sapo dhashë për të qenë kryetar i saj dhe me një zhgënjim të thellë.
Të kapur me zë dhe figurë, një bisedë e bërë edhe me kryetarin, zt.Basha, duke vjedhur kutitë e votimit dhe nuk u fol asnjëherë.
Unë i thashë zt.Basha se dua një sqarim për këtë.
Unë kam hyrë në një garë të shkurtër, të shpejtë të jap një kontribut modest. Unë nuk e kam bërë gjithçka për të fituar. Po të fitoja unë, fitimi i madh do të ishte i Partisë Demokratike.
Sheshi është i madh. Më kujtove ato sheshet ku luhet sport. Ai është me këpucë me çizme, unë jam zbathur. Ai vjedh..ka marrë ata, ka vjedhur. Unë dal dhe bëj idealistin dhe them që kjo është mënyra më e mirë. Ia kanë kapur dhe ai prapë nuk e dënon dhe ma promovon. Atëherë është zhgënjim. Ti je mbrapa kësaj gjëje. Ti nuk je lideri. Ti ke aftësi tejet të kufizuara politike. Ti je ai rrëmbyesi që do ta mbash me çdo kusht.
More një listë dhe e nxore nga xhepi siç i thashë unë, që është turp i tij. Listën nuk e dinte njeri kush do të jetë kandidat për deputet. Theu statute dhe të gjitha. Edhe Sali Berisha i bënte formalisht. Mos të pyes njeri që unë e ngatërroj për demokrat Sali Berishën, është një autokrat klasi. Po kishte karizmë. Ky shkon edhe më tej. Ai të paktën ia kishte dhënë një kryesie përpara. E mbylli këtë punë me turpin e vet.
A humbe në mënyrën më spektakolare?! I thamë hajde të bëjmë një analizë. Jo tha, ta zgjedhim një herë të mos shahemi. Kanë kaluar 10 muaj.
Burimi: Ora News