Dy shpërthime kanë tronditur mbrëmjen e sotme Stambollin. Shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit “Vodafone Arena”, para se tëp niste ndeshja mes Besiktas dhe Bursaspor.
Por pas shpërthimeve janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ka thënë se të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoriteteve, të plagosurit janë tifozë dhe policë, ndërsa ende nuk ka asgjë të konfirmuar.