Disa javë më parë ai është përjashtuar nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother. Fjalën e kemi për Damianon i cili mesa duket po hakmerret ndaj një sërë banorëve që ndodhen brenda shtëpisë por edhe ndaj produksionit.
Damiano ka publikuar një foto ku shihej se ish banorët kishin drekuar me njëri tjetrin përpara se të fillonte ky edicion çka dëshmon se ata kanë thyer një rregull të reality show-t. Por ai nuk u ndal me kaq.
Vetëm pak minuta më parë, ai ka vazhduar me postimet ‘bombë’ ku këtë herë pretendon se Musa ka qenë i destinuar për tu futur çift me një tjetër vajzë por pastaj ka përfunduar tek shtëpia beqarëve.
Sipas Blitz.al Damiano ka postuar disa mesazhe që thotë se janë me Adën, vajzën që Musa do të kishte partnere ne lojë.
“Planet dhe klanet tuaja. Mbylleni atë dreq show se u bërë gaziii i botës”, shkruan ndër të tjera Damiano. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1897″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]