Në kuadër të hetimve të nisura nga organi i akuzës për tenderat e rrugës Tiranë – Elbasan, pritet që të pyetet dhe pasardhësi i Edmonad Haxhinastos në Ministrinë e transporteve.
Ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të rënda lidhur me abuzimet me ndërtimin e rrugës “Tiranë-Elbasan”
Ish ministri pritet të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 13:00.
Dje Haxhinasto pas marrjes në pyetje në Prokurori u shpreh se ai kishte thënë gjithçka dinte në kohën kur ka qenë titullar politik i Ministrisë.
Më herët Haxhinasto është shprehur se ky është një sulm politik ndaj tij. Dy ish-drejtorët Toma dhe Xhika janë lënë në burg, deri në një moment të dytë të hetimeve.
(E.K/FAXWEB)