05:04 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akrobacitë e Ndrenikës dhe Derhemit brenda 4 muajve. Dje peticione për ruajtjen me ligj të Teatrit, sot kërkojnë shembjen

16:11 | 26/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Akrobacitë e Ndrenikës dhe Derhemit brenda 4 muajve. Dje peticione për ruajtjen me ligj të Teatrit, sot kërkojnë shembjen

54 artistë firmosën sot një peticion drejtuar presidentit Meta, ku kërkonin atij prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe hapjen rrugë të ndërtimit të një godine të re.

Në mesin e personave që kanë firmosur këtë peticion spikasin dhe emra të njohur të aktorëve si Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Alfred Trebicka.

Por ajo që bie ndesh me peticionin e sotëm, është se po këta aktorë, në maj 2018 nisën mbledhjen e firmave kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar

Në një letër-kërkesë drejtuar ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ato propozonin shpalljen e kompleksit, që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Monument Kulture i Kategorisë II dhe zonës së mbrojtur 50 (pesëdhjetë) metra nga perimetri i tij.

Megjithatë në peticionin e sotëm drejtuar Metës artistët theksojnë se “ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.”

Më tej në peticionin e nënshkruar ritheksohet se ato janë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone.
“Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar. Një kapërcim akrobatik shumë i vështirë ky, sidomos për aktorin Robert Ndrenika i cili ka dhe disa vite moshë mbi kurriz.

(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: peticionrobert ndrenika
Pas

Aktorët pro dhe kundër Teatrit, Manjani: Mos u merrni me bukën e tyre të gojës, Presidenti t’i dalë për zot Republikës

Para

“Apokalipsi”, fati i binjakeve të humbura prek gjithë Greqinë

Para
“Apokalipsi”, fati i binjakeve të humbura prek gjithë Greqinë

"Apokalipsi", fati i binjakeve të humbura prek gjithë Greqinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.