Para disa ditësh disa mjekë e punonjës të spitalit të Shkodrës janë arrestuar ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën për shpërdorim detyre. Një ndër to ishte dhe ish drejtorit i spitalit mjeku Përparim Çela.
Bashkëshortja e këtij të fundit, Marjeta Çela me anë të një shkrimi në rrjetet sociale shkruan se kjo ngjarje që i ka ndohur familjes së tyre nuk mund të zgjasi vetëm tre dit.
Sipas saj “kjo e papritur e rradhës është e stisur dhe e gatuar me aq mjeshtëri nga mendje të liga, diabolike e fatkeqe sa nuk mund të zgjasi vetëm tre ditë.”
Postimi i plotë
Kur shpirti flet gegnisht!
“Mos u mërzit, çudia më e madhe zgjat veç tri dit”
Na ka qëllu shpesh me e digju kët shprehje sa her na ndodh diça krejt paprit e pa pandeh. E nderkoh teksa jemi ashtu t’trullosun e t’habitun, e përpiqemi me e shpjegu e më pas për me e kuptu psenë e saj, na hyn n’vesh kjo fjalë, “hajt mos u merzit, tri dit zgjat, veç tri dit!
E sot perball nji t’papritune t’radhës e cila është e stisun dhe e gatume me aq mjeshtri nga menje t’liga, diabolike e fatkeqe, unë munem me than: jo nuk munet me zgjat veç tri ditë.
Pasi merr goditjen e papritun, ashtu siç vjen nji rrufe n’qiell t’pastër, ti mbetesh i shtangun n’ven e i ngurosun si shul n’mes askundit ku sekondat të duken orë e orët shekuj.
Si munet me ken veç tri dit, kur je tan kohës i rrethum prej britmash intriguse e helmndjellse qe munohen me t’gërdhish e t’përdhos trup e shpirt teksa ti je mirë e qet n’pun dhe hallè t’uja?
E si munet me zgjat veç tri dit, kur për ma tepër kthetrat e tyne jan aq tinzare e t’liga saqë nuk synojn veç ty, po dun me u knaq e ngih me gjithça t’rrethon; fmi, burr, gru, nan e bab, miq e shoqni, mall e pasuni…me tan jeten tane?
E si munet me zgjat veç tri dit kur tan ajo që ti ke kriju emer, nder, dinjitet,familje e personalitet…dit për dit e pak nga pak, me mund e sakrificë, munohen me ta shkërrmoq e ta përdhos si patkeq?
Jo mor njerez jo, çudia me e madhe nuk zgjat veç tri ditë, helmi saj t’ka depërtu aq thellë sa ti nuk munesh me e nxjerr prej trupit e shpirti tat vec n’tri dit, ndaj kujdes, le ta hedh gurin i pari ai qe ka mëkatu më pak në kët bot çudinash që po jetojmë.
Mos u knaqni dhe lumturoni me plagët që hapni nga helmi i vrerit t’ambicjes, egoizmit, paaftsis, keqadashis e ligsis që keni n’menjen dhe shpirtin tuj.
Kjo jet asht shumë e shkurtër për mos me e jetu e shiju ashtu siç duhet , me zemër t’pastër e dashuri!
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post