Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar mjeku logoped Erges Eskiu , për të folur në lidhje me arrestimin e mjekut të Traumës ditën e djeshme.
Ai e konsideroi shumë të shëmtuar të gjithë skenën, ku policët sipas tij dukeshin sikur po arrestonin një kriminel dhe jo një mjek që dyshohet se ka marrë 200 euro në këmbim të një shërbimi.
Sipas tij shteti bën të fuqishmin me të varfrit por jo me të fortët.
Erges Eskiu, mjek logoped: Fillimisht pashë vetëm imazhet dhe mu duke një ngjarje shumë e shumtuar, se kishte policë me maskë, kujtova se po nxirrnin ndonjë kriminel, por kur dëgjova për një mjek. Nuk i dal në mbrojtje mjekut por shfaqja e tillë është shumë e shëmtuar. Mjaftonin dy policë për ta shoqëruar, është gjëja më normale, kujt po i rrezikon jetën ky mjek.
Mjekët në sytë e shqiptarëve janë ata që shpëtojnë jetën dhe nuk mund ta marrësh kështu.
Një të forti apo trafikanti nuk ia bën por shkon në spital terrorizon spitalin, pacientët, ishte një ngjarje shumë e shëmtuar. Imazhi që përcon, po shteti i fuqishem nuk bëhët me të varfërin, me mjekun. Shtetin e tregon kur arreston të fortin.
Për shendëtësinë falas kam thënë që është një mashtrim se shëndetësia është një sektor që do shumë para është e kushtueshme. Klur ti e propagandon ti po gënjën qytetarët.