Pavarësisht se më 6 mars, Kuvendi miratoi rihapjen e garës për kandidatët e rinj për organet e Vetting-ut, sot ky vendim është hedhur poshtë.
Kuvendi ka vendosur të ndryshojë procedurat për anëtarët e komisioneve të Vettingu-t, duke mos lejuar rihapjen e procesit për aplikime të reja, kjo pasi Avokati i Popullit e ka refuzuar një gjë të tillë.
Nga vendimi i 10 ditëve më parë është lënë vetëm plotësimi i dokumentacionit për 79 aplikantët e mbetur që kanë aplikuar brenda afatit ligjor, por që kishin mangësi në dokumentacion.
Avokati i Popullit i ka bërë rezistencë Kuvendit për të marrë dosjet në dorëzim, të cilat janë verifikuar që të hënën. Pavarësisht marrjes në dorëzim të dosjeve, Avokati i Popullit deri dje ende nuk kishte nisur procesin e verifikimit, madje nuk kishte hapur as thirrjen për kandidatë të rinj. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post