Bashkëshortja e terroristit Abdulkadir Masharipov, terroristit të sulmit në “Reina Club” në Stamboll ku mbetën të vdekur 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë, ka rrëfyer diçka tronditëse.
Zarina Nurullayeva shprehet se Shteti Islamik i ka marrë djalin 4-vjeçar. Ajo u vu në pranga më 4 shkurt, nën dyshimet e të qenit anëtare e një organizate terroriste.
Bashkëshortja e terroristit i ka kërkuar policisë që t’i gjejë vogëlushin e humbur teksa vijon të mohojë akuzat që rëndojnë mbi të. “Para se të arrestoheshim, dy njerëz erdhën te unë dhe më thanë se kishin ardhur për të marrë djalin tim dhe për ta dërguar në Iran. Më thanë se burri im e dinte për këtë”, ka rrëfyer ajo.
Zarina Nurullayeva është nënë e dy fëmijëve, vajzës 18 muajshe dhe djalit 4-vjeçar që rezulton i zhdukur. (XH.A/SHUPLAKA)