05:50 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna në protestën e opozitës, reagon Ambasada Amerikane: Qytetarët presin drejtësi, politikanët kanë frikë

15:34 | 18/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në protestën e opozitës, reagon Ambasada Amerikane: Qytetarët presin drejtësi, politikanët kanë frikë

Pas përfundimit të protestës së opozitës ka ardhur reagimi i Ambasadës Amerikane. Me anë të një njoftimi zyrtar Ambasada thekson se e kundërshton fuqishëm dhunën e përdorur ditën e sotme.

Më tej në njoftim thuhet se më në fund po zbatohet reforma në drejtësi, pasi përplasjet e politikanëve më njëri-tjetrin do t’u japin mundësi organeve të Vetingut të nxjerrin rezultatet e para.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS AMERIKANE:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

(F.M/Faxweb)

 

Etiketa: ambasada amerikanedhuneprotestereagim
Pas

“Moj kur*ë, si s’të vjen turp”, Adelina Tahiri sulmohet nga fansat pas postimit të kësaj fotoje (FOTO)

Para

“Nuk e njohin si deputete”, reagon Floida Kërpaçi ndaj Ermonela Felajt: Nuk ishte teatër por dhunë

Para
Gjakosja e Floida Kërpaçit në protestë, shokon Ermonela Felaj: Nuk e di nëse e njohin si deputete

"Nuk e njohin si deputete", reagon Floida Kërpaçi ndaj Ermonela Felajt: Nuk ishte teatër por dhunë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.