Në qytetin e Elbasanit është djegur makina e punonjësi të Shërbimit Informativ të Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Cërrikut, në lagjen “Sul Paprri”. Dyshohet se makinës i është vënë lëndë plasëse. Punonjësi me iniciale E.L e kishte parkuar makinën e tij para shtëpisë. Makina e djegur është tip “Opel Corsa” me targa El 75 10 B. Policia ndohet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për këtë ngjarje. Ende nuk dihen se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje.
Autorë i kanë vënë flakën dhe makina është karbonizuar menjëherë edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur shpejt zjarrfikëset por ende nuk dihet mënyra e djegies.
Sipas të dhënave të para zjarri është vënë ose me benzinë ose me lëndë plasëse pasi gjatë djegies është konstatuar edhe shpërthim.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe policia të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet janë shtrirë në ndonjë hakmarrje të mundshme për shkak të detyrës ndaj punonjësit të SHISH. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post