07:12 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

”E keni parë Artan Lamen? E keni parë Artan Shkrelin? Ka kohë që nuk dalin në Televizion”

09:54 | 14/02/2017
në Te Gjitha
0
Blendi Fevziun siç nuk e keni parë, nën ritmet e muzikës tradicionale të Kenias (VIDEO)

E keni parë Artan Lamen? Ka kohë që nuk flet dhe nuk del në Tv. Nuk e kam fjalën për dalje paradë ku shpërndahen çertifikata legalizimi për ata që kanë qenë më të mirët në zaptimin e trojeve apo më të aftë për të shkelur ligjin. Dhe që tani legalizohen me bujë dhe live në Tv. Jo, e di që shfaqje të tilla nuk mungojnë edhe pse e vë re që aty nuk ndihet edhe aq komod. Kur pyes a e keni parë apo dëgjuar Artan Lamen, kam parasysh të folurën e Lames për shumë probleme të trashëgimisë kulturore, për ato që ai s’i ka shmangur kurrë. E ka thënë mendimin e tij dhe unë e di që s’ka pasur kurrë frikë ta mbrojë atë që mendon. E njoh që prej fund viteve ’80 dhe kam besuar që i tillë do të mbetej gjithmonë. Nëse komunizmi do kishte vazhduar me siguri do ishte në ndonjë burg tani sepse fliste mirë për arkitekturën fashiste dhe pëlqente uniformat e Mbretërisë. La folur edhe kur të tjerë kanë pasur frikë ta bëjnë këtë gjë. Edhe për stadiumin foli, por këtë herë ka heshtur. Nuk ka thënë asgjë për të mbrojtur apo qortuar një projekt që i ka përfshirë të gjithë. Atë të Velierës së Durrësit. Një projekt që ka rihapur debatin e zbulimeve arkeologjike në një qytet që nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Mesdheun kur flitet për arkeologjinë.

E keni parë Artan Shkrelin? Ka kohë që nuk flet dhe nuk del në TV. As në këtë moment kur debati është ndezur dhe mbrojtësit e trashëgimisë po bërtasin dhe trokasin në çdo derë që mund të dëgjojë në këtë kohë. Edhe Shkreli ka folur shumë. Për vite ishte i pari që dilte në protesta dhe përballej në debate televizive për gjera shumë e shumë më pak të rëndësishme se sa kjo. E pra Shkreli ka folur gjithnjë. Edhe ai e ka thënë mendimin e tij. E ka thënë me zhurmë dhe e ka mbrojtur me forcë, por kësaj here ka heshtuar.

Çfarë po ndodh në Durrës dhe kush ka të drejtë në këtë debat që më shumë po duket i shurdhët se sa një debat i vërtetë publik? Një pjesë pretendojnë që projekti i Velierës po ngrihet mbi mbetjet arkeologjike më të rëndësishme të vendit, mbi muret antike mesjetarë dhe mes topave me të cilët Venecianët pretenduan të mbronin qytetin nga Turqit në mes të viteve 1400. Bashkia pretendon që themelet e gjetura aty janë të një ndërtese osmane të fundshekullit të XIX. E vështirë të arrish në një përfundim në atë zonë, ku historia, ngjarjet dhe gjurmët e epokave ngrihen mbi njëra tjetrën.

Po si shpjegohet që nuk ka asnjë përballje të vërtetë që të kuptohet realisht se çfarë po ndodh atje. Nuk është një shaka. Bëhet fjalë për qytetin më të rëndësishëm arkeologjik të vendit dhe një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe. Bëhet fjalë për një qytet me histori thuajse 2500 vjeçare, ku protagonistët dhe ngjarjet miksohen mes tyre si thuajse askund tjetër. Bëhet fjalë për një qytet që ka pak a shumë të njëjtën rëndësi historike që ka Roma dhe Athina. Bëhet fjalë për një vend që pjesën më të rëndësishme të tij ka antikitetin dhe mesjetën. Në qytete të ngjashme, ruajtja e vlerave arkeologjike jo vetëm është e sanksionuar me ligj, por konsiderohet detyrë qytetare nga të gjithë. Më kujtohet që vite më parë, një qytet në një ishull të Greqisë, po kërkonte blerjen në tregun ndërkombëtar të një topi mesjetar si ai që ishte zhytyr në baltën e Durrësit i mbuluar prej vitesh. Dhe miqtë e mij gazetarë e përshkruanin këtë si një ndër gjërat më të rëndësishme që po ndodhte atë vit në qytetin e tyre ndër më të vjetrit e botës.

Nuk dua të shtoj që arkeologjia mbetet padyshim tërheqja kryesore për turizmin në vendet e mesdheut dhe krenaria më e madhe e këtyre vendeve.

Personalisht nuk jam kundër projektit të Velierës. Qytetet tona kanë më shumë se kushdo tjetër nevojë për monumente dhe struktura moderne. Por ky projekt mund të zbatohet edhe diku më tej, ose pa prekur mbetjet e rëndësishme arkeologjike. Fakti që me ndërtimet e viteve ’90 – ‘2000 jemi treguar kanibalë të arkeologjisë nuk përligj më shkatërrimet e sotme. Ndaj isha shumë kurioz të dëgjoja edhe Artan Lamen e Artan Shkrelin. Ardian Klosi nuk jeton më, as Andrea Stefani. Ca të tjerë që protestonin bashkë me ta me siguri do jenë rregulluar diku në shtet. Pak shpresë kam pasur tek ta, por tek këta të dy besoj ende se do kenë kurajon të flasin. Cilado qoftë fjala e tyre, ajo ka vlerë. Nuk kanë pasur frikë në të tjera kushte, çudi e madhe të kenë frikë apo të ndruhen sot… Botuar sot në Opinion.al

Etiketa: blendi Fevziuopinion dhe anal;iza
Pas

Alban Zusi: Rritja e pagës minimale do ndikojë në të kundërtën e asaj që po përpiqet të bëjë qeveria

Para

Rritet popullsia në Shqipëri por përshpejtohet plakja, sa arrin mosha mesatare

Para
Rritet popullsia në Shqipëri por përshpejtohet plakja, sa arrin mosha mesatare

Rritet popullsia në Shqipëri por përshpejtohet plakja, sa arrin mosha mesatare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.