Mesa duket ardhja në krye të Drejtësisë e Petrit Vasilit ka qetësuar jo pak konfliktin e ndezur prej kohësh mes palëve politike. Në një nga takimet e para zyrtare Vasili ka pritur në një takim në zyrën e tij ambasadorin amerikan Donald Lu.
Lu nga ana e tij ka qenë një nga nxitësit kryesor të Reformës në Drejtësi ndërsa Petrit Vasili ka qenë anëtar në Komsionin për Reformën në Drejtësi.
Nuk dihet ekzaktësisht cila ka qenë tema e diskutimit të të dyve. (E.K/SHUPLAKA)