Edhe Dhoma e avokatisë Vlorë ka bojkotuar sot proceset gjyqësore. Vetëm sot pezullohen 60 seanca në gjykatën e faktit, 40 apeli, dhe 24 administrativja.
Vlora në fakt është një nga qarqet që preket më shumë nga harta e re gjyqësore. I largohen dy gjykata, e apelit dhe ajo administrative.
Tallëse, fyese dhe absurde e ka quajtur kreu i dhomës së avokatisë Vlorë Durim Bajrami, i cili kërkon reagim dhe nga 12 deputetët e këtij qarku.
“Erdhën, pyetën, dëgjuan…asnjë prej nesh nuk ishte dakord e megjithatë ata vendosën si deshën vetë.
Gjyqësori do kalojë në kolaps. Do duhen vite për një seancë. Sa kohë e lekë i duhen një qytetari nga Saranda të shkoj në Tiranë për cdo seancë?.
Më vjen keq që shoqërua civile nuk reagon, më vjen keq që 12 deputetët e Vlorës asnjë nuk flet e nuk reagon për qytetarët”, është shprehur Bajrami.
https://fax.faxweb.al/kaos-ne-gjykatat-e-vendit-avokatet-bojkotojne-te-gjitha-seancat-vetem-ne-tirane-200-ceshtje-pezull-ne-nje-dite/