15:47 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Euro pëson ndryshimin e madh, kjo shifër nuk ishte arritur që prej Qershorit

14:20 | 29/08/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Euro pëson ndryshimin e madh, kjo shifër nuk ishte arritur që prej Qershorit

Euro ka vijuar të rritet sërish në tregun vendas duke prekur nivelin e 126.05 lekëve, për herë të parë që prej qershorit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të këmbimit euro është rritur me 0.21 pikë krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar kështu ditën e gjashtë radhazi që ka rikuperuar ndaj lekut.

Aktorët kryesor të tregut e lidhin forcimin e euros në vend me largimin e emigrantëve. Tradicionalisht, euro dobësohet gjatë muajit gusht, duke qenë se flukset e emigrantëve që kthehen me pushime, por edhe turistët që vijnë në vend, shtojnë ofertën në valute. Ndryshe nga vitet e tjera, Banka e Shqipërisë, u detyrua që të bëjë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke tërhequr tepricat në valutë për të mos lejuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.

Monedha e përbashkët nisi të zhvlerësohej më shpejtësi në tregun vendas derisa preku nivelin më të ulët në dhjetë vite, ku u këmbye përkundrejt lekut në datë 5 qershor në nivelin e 124.1 lekëve. Pas asaj data Banka e Shqipërisë ka qenë vazhdimisht e pranishme në treg duke ruajtur një kurs të stabilizuar të këmbimit të lekut me euron.

Për sa i përket dollarit amerikan, ai ka fituar pikë përkundrejt lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer në nivelin e 108.02 lekëve, apo rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë. Vlerësimi i dollarit në vend ka reflektuar rritjen që ka pësuar monedha e gjelbër në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Financial Times euro ka zbritur në nivelin e 1.16 dollarëve, nga 1.17 që tregtohej një ditë më parë. Ky nënçmim i euros në bursë ka ardhur prej krizës së lirës turke, e cila është dobësuar sërish përkundrejt dollarit amerikan./monitor

 

Pas

“Unë të qaj për ty?”, “prishet” miqësia shumëvjeçare e Ermal Mamaqit me Elvana Gjatën?!

Para

“Kam qarë e bërtitur kur mësova se…”, dalin dëshmitë e para nga djegia e tragetit në Greqi

Para
“Kam qarë e bërtitur kur mësova se…”, dalin dëshmitë e para nga djegia e tragetit në Greqi

"Kam qarë e bërtitur kur mësova se...", dalin dëshmitë e para nga djegia e tragetit në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

Nga takimi me Papa Leo XIV te urimet nga pjesëmarrësit, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj kremton në Vatikan 66-vjetorin e lindjes

Spanja urdhëron Airbnb të heqë 65.000 oferta/ Shkak, përkeqësimi i krizës së strehimit në vend

Rumania zgjedh Europën. Humb presidencialet kandidati i ekstremit të djathtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.