Gazetari i njohur Flamur Vezaj, ka vendosur të lërë Shqipërinë për të ikur në një shtet tjetër. Lajmin e bën të ditur vetë Vezaj, i cili shprehet se pas 12 vitesh punë në media do të nisë një tjetër kapitull në një vend shumë larg Shqipërisë e Kosovës, mirëpo nuk sqaron se për çfarë vendi bëhet fjalë.
“Miq, koleg e te aferm, pas 15 vitesh ne Shqiperi dhe mbi 12 vite pune ne media te shkruar e vizive po e mbyll ketu, per te hapur nje kapitull tjeter ne nje vend shume larg Shqiperise e Kosoves per shume e shume arsye!!!”, shkruan Vezaj.
Më tej gazetari i kronikës falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë punës së tij, duke filluar nga profesorët, kolegët, sekretaret e policët… e deri tek qytetarët e thjeshtë që kanë patur besim tek ai për t’i rrëfyer informacione për publikun.
“Ju falenderoj te gjitheve pa perjashtim, qe nga profesoret e Gazetarise, Juridikut, koleget e mediave, ne veçanti sektorit te kronikes nder vite e shume bashkepunetoreve te tjere. Duke perfshi ketu roje, sekretar/e, oficer policie, jurist, avokat, prokurore, gjyqtare, drejtor e specialist te administratave te ndryshme!
Falenderoj edhe te gjithe ata qyetetar te thjesht e shume njerez te mire te ketij vendi te begat, te cilet me besuan dhe ndan me mua shume halle e informacione te ndryshme per t’ia percjell publikut!
Pa JU nuk do isha ketu ku jam!
Ne fund, nje falenderim per koleget e ABC NEWS me te cilet kam punuar keto 54 muajt e fundit duke mos perjashtuar ketu operatoret dhe montazhieret, qe punen e perditshme ma ben me te lehte
Po e ndaj me ju nje video emocionuese per mua, qe koleget ma bene dhurate
Do rishihemi perseri!
Mbetshi me shendet dhe Zoti ju ruajt te gjitheve!”, shkruan Vezaj.
Kolegët e tij të ABC News, i kanë kushtuar një video me çastet më të bukura, ndërsa ai ishte në krye të detyrës.
“Flamur Vezaj te urojme mbaresi e suksese ne rrugetimin e ri qe nis larg Shqiperise! Do mbetesh nje anetar i çmuar i bordit te Shoqates se Gazetareve Profesioniste, e presim qe bashkepunimi te vijoje 🙂 Te gjithe koleget, sidomos ate te ABC News, do e ndiejne mungesen tende, e padyshim edhe ti tyren:-) Kemi besim se do vazhdosh te na besh krenare!”, shkruajnë kolegët e Vezajt. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=EEOG130DMoY&feature=youtu.be
Discussion about this post