23:22 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Hidheni makeup-in, hani vetëm këto ushqime për një fytyrë super të pastër

13:52 | 16/05/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hidheni makeup-in, hani vetëm këto ushqime për një fytyrë super të pastër

‘Ne jemi ajo çfarë hamë’, kjo mbetet shprehja ku gjithsecili prej nesh përpiqet që të identifikohet nëpërmjet ushqimit. Çfarë të hamë dhe kush janë ushqimet të cilat e mbajnë gjithmonë të freskët  fytyrën tonë. Të mbushura me vitamina, minerale e vlera të shumta ushqyese që ndihmojnë trupin tuaj të funksionojë më së miri, këto ushqime të shëndetshme janë rruga e duhur për një lëkurë me shkëlqim. Dermatologët kanë zbuluar 5 ushqimet më të mira për lëkurën, të cilat e hidratojnë, luftojnë rrudhat, njollat dhe puçrrat.

Fruta të thata

Konsumo fruta të thata me kos çdo mëngjes. Frutat e thata kanë efekt anti-inflamator, ndërsa probiotikët në kos mbrojnë lëkurën nga aknet dhe ekzema. Farat vajore janë shumë të pasura me tokoferol një ushqyes vitaminik shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut dhe antioksidantë të fuqishëm. Gjithmonë fal kësaj substance farat vajore bëjnë shumë mirë për lëkurën dhe hidratimin e saj.

Çokollata

Lajm i mirë për ata që e duan çokollatën, magjia e saj në lëkurë. Kakao përmban flavonole të cilat luftojnë tharjen e lëkurës duke parandaluar humbjen e lëngjeve në sipërfaqe të saj. Flavonolet e kakaos përmirësojnë gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut, kështu transportohen më mirë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në lëkurë. Më pëlqen çokollata e zezë, që përmban rreth 70% kakao, dhe konsumoj 1 në ditë”, shprehet Arielle Kauvar, drejtuesja e klinikës ‘Neë York Laser & Skin Care’.

Avokado

Të paktën një avokado në javë. Ajo siguron yndyra të pangopura që mbrojnë membranat qelizore, dhe mbajnë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të hidratuar. Avokadot janë burim i mirë i vitaminës E, një vitaminë esenciale që mbron kundër shumë sëmundjeve dhe ndihmon ne ruajtjen shëndetin e përgjithshëm.

Qitro

Qitro është e pajisuar me vitaminë C, e cila i nevojitet trupit për të prodhuar kolagjen për qetësimin e lëkurës. Ka indeks të ulët glicemik, ka më pak ndikim në sheqerin në gjak krahasuar me frutat e tjerë. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak ngadalësojnë procesin natyral të plakjes që shkatërron kolagjenin.

Farat e lirit

Farat e lirit përmbajnë disa përbërës bimorë që funksionojnë si acidet yndyrore omega 3 për të luftuar inflamacionin që shkakton akne dhe parandaluar tharjen e lëkurës. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e problemeve në lëkurë, si psoriaza dhe ekzema. Vaji i farave të lirit ndihmon gjithashtu me tretjen. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nxjerrja jashtë e toksinave nga trupi është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe pamjen e jashtme të lëkurës”, shprehet Robin Evans, themelues i klinikës Southern Connecticut Dermatology.

Karrota

Karrota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Një copë karrote përmban shumë vitamina dhe kalori, ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol.  Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karrota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.

(E.V/ Faxweb.al)

Etiketa: fytyrënJanëmake-uppastrojnëpasur nevojëushqimet
Pas

1 ton kokainë në Gjermani, flet ministri bavarez: U arrestuan 12 shqiptarë

Para

Ngacmoi seksualisht nxënësen 11-vjeçare, gjykata lë në burg mesuesin

Para
Dëshmia e shoqes së  11-vjeçares së ngacmuar nga mësuesi: E pashë kur ai e puthi

Ngacmoi seksualisht nxënësen 11-vjeçare, gjykata lë në burg mesuesin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.