Ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Francës, pasi shpejtësia dhe depërtimi në zonën e kundërshtarit mbetet një mision i kryer për 27-vjeçarin.
Bëhet fjalë për N’Golo Kante, i cili përmes paraqitjes fantastike ka djersitur shumë në fushë duke u renditur si lojtari i katërt për kilometrat e përshkruar, i lënë pas nga Luka Modriv, Zobnin si dhe Rakitic. Duhet thënë se këta lojtarë kanë luajtur edhe në minuta shtesë, ndërsa Kante i ka mbyllur ndeshjet brenda kohës së rregullt.
Lista e lojtarëve që kanë përshkruar më shumë kilometra në Kupën e Botës:
E shkuara e Kantes ka qenë shumë e trishtë, pasi në kohën kur Franca fitonte Botërorin 20 vite më parë. Lojtari me origjinë nga Mali mblidhte plehra nëpër rrugët e Parisit dhe më pas i dërgonte në fabrikën ku ricikloheshin. Lajmi konfirmohet nga “Globoesport”, ndërsa shkruan për të gjithë vështirësitë që ka kaluar “motori” i pandalshëm i Kombëtares së “Gjelave”./Sportplus
Discussion about this post