00:10 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-ministrit Tahiri i zgjatet hetimi, Prokuroria pret dosje nga Italia e Greqia

21:27 | 12/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ministrit Tahiri i zgjatet hetimi, Prokuroria pret dosje nga Italia e Greqia

Tre muaj pasi morën kohë shtesë për hetimet ndaj dosjes “Habilaj – Tahiri”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur sërish kartonin, duke kërkuar zgjatje të afatit hetimor edhe për 90 ditë të tjera.

 

Shtyrja e hetimeve është firmosur deri në datën 18 qershor, derisa autoritetet e drejtësisë jashtë vendit të kthejnë përgjigje për dy letërporosi, të cilat pretendohet t’i shërbejnë hetimit.

 

Në pritje të dorëzimit të dy letërporosive, njëra nga Greqia dhe tjetra nga Italia, Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kryer lëvizjen e radhës.

Grupi hetimor i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive që t’i depozitojë deklaratën e pasurisë për vitin 2017 të ish-ministrit Tahiri.

Ky veprim hetimor vjen në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm sipas ligjit antimafia është edhe nën hetim pasuror përderisa, ish-zyrtari i lartë aktualisht deputet i pavarur, dyshohet për trafik e korrupsion. Më herët informacione për asetet pasurore jo vetëm të Tahirit, por edhe të familjarëve të tij janë kërkuar edhe nga hipotekat, doganat, qendra kombëtare e biznesit, por edhe agjenci të tjera.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende një datë se kur do ta shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë që këmbëngul që Tahirit t’i ndalohet të dalë jashtë Shqipërisë.

Kërkesa është regjistruar në datën 7 shkurt, pak kohë pasi akuza humbi në gjykatë me qëndrimet për bllokim të pasaportës së ish-ministrit. Hetimet në themel, ndërkohë gjenden në vendqëndro.

Prokurorët shpresojnë që të marrin nga italianët dhe grekët materiale shtesë që do të hidhnin dritë mbi dyshimet e tyre për çështjen më të bujshme të vitit 2017, e cila nisi nga botimet në media pas goditjes së grupit të Habilajve./TCH/

Etiketa: sajmir tahiri
Pas

Po tentonin të shisnin 50 kg cannabis, arrestohen në flagrancë tre persona (EMRAT)

Para

“Nëse do të isha në vend të Buffonit, do ta kisha goditur gjyqtarin!”

Para
“Nëse do të isha në vend të Buffonit, do ta kisha goditur gjyqtarin!”

“Nëse do të isha në vend të Buffonit, do ta kisha goditur gjyqtarin!”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.