Është celebruar dy ditë më parë në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj Jeta Toçila, një psikologe e njohur dhe Taulant Dedja, ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.
Kjo lidhje u bë publike pak muaj më parë Taulanti publikoi një foto me Jetën në Facebook. Përmes komenteve të miqve të tij, u kuptua që diçka serioze kishte nisur në jetën e ish-deputetit socialist.
I ardhur enkas nga Kanadaja, ku Taulant Dedja jeton që prej kohësh kur u largua nga politika, u kuptua qartë që dy personazhet nuk do mjaftoheshin me kaq. Ata filluan të shpeshtonin daljet publike dhe të kalonin pushimet së bashku. Ashtu si edhe shihet edhe në këto foto ata janë kurorëzuar.
Sipas Panorama e psikologia ka pranuar të ndryshojë mbiemrin. Ajo tashmë do të shfaqet në publik si Jeta Dedja.
Gazeta “Panorama” është interesuar më tej për këtë lidhje dhe ka mësuar se çifti Dedja do të vendoset së shpejti në Kanada, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e parashikuara të bashkimit familjar.
INTERVISTA:
Taulant, edhe pse ke kaq vite larg Shqipërisë, cilat janë momentet kyçe nga periudha në politikë që të kanë mbetur në mendje?
Menaxhimi i krizës së Kosovës, kur u dërgova në veri si i plotfuqishëm nga qeveria në vitin 1998, si dhe pastrimi i parkut “Rinia” nga kioskat kur isha prefekt i Tiranës.
Me siguri që e ndjek politikën aktuale, çfarë mendon për të?
Kur shoh dhe dëgjoj se çfarë ndodh, i them vetes sime që ke bërë shumë mirë që je larguar.
Çfarë nuk të pëlqen?
Agresiviteti dhe arroganca e shtuar, korrupsioni gjithashtu. Mendoj që deri në vitin 2005, në Parlament ka pasur shumë vlera intelektuale, tani jo. Dhe mendoj se kjo klimë ka bërë që shumë njerëz që duhej të ishin sot në ato karrige, kanë ikur se nuk e gjejnë më veten aty.
Mendon që kjo situatë do të ndryshojë?
Po, e kam bindje, kam shumë shpresë, sepse shoh dhe një angazhim konsistent të partnerëve tanë strategjikë, BE dhe SHBA, që ky vend të ndryshojë për mirë.
A mendon që politika do të kishte qenë më e mirë dhe më efikase nëse do të ishte akoma pjesë e saj Fatos Nano?
Absolutisht po, mendoj që Fatos Nano është politikani më i mirë që ka pasur Shqipëria për kohën e tranzicionit. Ai ka qenë më qytetari, më i edukuari, më liberali dhe më i afti në raport me ndërkombëtarët. Ishte ai që promovoi në politikë dy ish-studentët e tij, Taulant Dedja dhe Edi Rama.
Domethënë, paske njohje të vjetra me Ramën?
Kur ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, unë nxirrja nga kutitë dhe numëroja fletët e votimit. Kjo tregon besimin që ai kishte tek unë. Më pas, për shkak të vizioneve të ndryshme për drejtimin e partisë, rrugët tona u ndanë.