Eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli ka dhënë një intervistë me anë të një lidhje “skype” për studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur mbi raportin e KE ku vihej re një ulje e parashikimit për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Çoçolitha se në një të ardhme të afërt vendi ynë nuk do të mund të paguante më faturat e energjisë, të cilat tha se po shkonin vetëm në rritje dhe nëse lufta në Ukrainë do të ndalonte nesër, çmimet e larta do vijonin deri në vitin 2024.
Eksperti tha se Shqipëria ishte totalisht e papërgatitur dhe se buxheti i shtetit ishte në prag kolapsi.
“KE uli parashikimet për rritjen e konomike të Shqipërisë, me 1% që nuk është pak. Defiçiti ynë tregtar është dukshëm më i zgjeruar. Vlera e monedhës tonë kombëtare është në rrezik. Në një të ardhme të afërt do jemitë pamundur të paguajmë kostot e larta të energjisë elektrike. Kjo për faj të keqmenaxhimit të kaskadës së Drinit, sepse tani paguajmë 200-300 milionë euro më shumë për shkak të dhjetëfishimit të çmimit të energjisë. Kjo do të vazhdojë, edhe sikur sot, të mbarojë lufta në Ukrainë efekti i këtyre çmimeve të çmendura do të vazhdojë deri në vitin 2024. Ne jemi totalisht të papërgatitur me gropat e mëdha në buxhetin tonë. Shqipëria konsiderohet si një anije me “mina lundruese” shumë afër asgjësimit të saj”– u shpreh Çoçoli.
Discussion about this post