02:36 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kaloi pa zhurmë në KPK, ‘dhembje koke’ për prokuroren Sevdari. Dyshime për paratë e emigracionit të burrit

10:11 | 13/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kaloi pa zhurmë në KPK, ‘dhembje koke’ për prokuroren Sevdari. Dyshime për paratë e emigracionit të burrit

Komisioneri Publik është shprehur kundër vendimit  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari, e cila është njëherësh dhe pjesë e KLP-së. Edhe pse Sevdari kaloi pa zhurmë në KPK duket se pasuria e bashkëshortit të saj ka pasur një sërë problemesh. Komisioneri Publik ka dyshime se një pjesë e parave që janë deklaruar se janë fituar nga emigracioni, mund të kenë burime të paligjshme.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje në KPA përbëhet nga:

Kryesues:        Luan Daci

Relator:           Sokol Çomo

Anëtarë:          Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Komisioneri Publik është shprehur: Lidhur me kriterin e pasurisë, krahasimi ka treguar se përputhen deklarimet me këto pasuri. KP ka dyshime nëse këto të ardhura janë realisht të fituara nga emigracioni. Deklarimi i të ardhurave duhet të justifikohet nga dokumentacioni, nuk dihet çfarë pune është kryer dhe punëdhënësi. Si pasojë nuk mund të cilësohet e ligjshme.Verifikimi i të ardhurave të ligjshme, në vitet 2000-2003 për rregullimin e shtëpisë, të ardhurat e ligjshme nuk mjaftojnë për ta justifikuar.

KP kërkon çeljen e hetimit për të ardhurat e subjektit në emigracion dhe në Abu Dabi.

Apartament me sip. 101 m2 i blerë në 2011 në Tiranë, 97.500 euro, kursime familjare të deklaruara, tatimi në 100%. Burimi i pa deklaruar. KPK ka konkluduar se kanë patur të ardhura. KP nuk pajtohet pasi është kontradiktor në pagesën e tatimeve.

Për 2010 nuk ka të dhëna në sistem për pagesën e tatimeve. KPK nuk ka marrë në konsiderat pagesat për vitin 2010 të bashkëshortit të prokurores Sevdari.

Nga nxjerrja e llogarisë bankare, rezulton tatim fitim i biznesit të vogël. KP gjykon se kjo është e paqartë dhe jobindëse. KP kërkon nga KPA për riçeljen e hetimit për pasurinë në fjalë. Informacionin e plotë të të dhënave pasurore të bashkëshortit rreth burimit të ligjshëm të pasurisë dhe adminstrim të të dhënave të bankës.

Për të ardhurat nga puna në Arabinë Saudite të bashkëshortit, ka deklaruar llogari rrjedhëse në bankë me 18.970 dollarë, potograf inxhinier. KPK ka nxjerr të ligjshme këtë pasuri. Parregullësi në transferta, të vërtetuara edhe nga banka. KP vlerëson se nuk mjafton vetëm deklarimi i tyre. Për ti konsideruar të ligjshme, subjekti duhet të administroj dokumente, rrjedhimisht jo të ligjshme. Sa më sipër KP kërkon nga KPA të çel hetimin nëse për shumat më lartë janë paguar tatime.

Në deklaratën e interesave në 2016 ja deklaruar rreth 3 milionë lekë. Referuar tatimeve vërejmë se DRTT ka informuar se fitimi neto i këtij subjekti ka vlerë të palikujduar tatimesh.

KP kërkon njëkohësisht hetim edhe për këto të dhëna të tatimeve për vitin 2016 për të vërtetuar ligjshmërinë e këtyre fitimeve.

Aftësia Profesionale: Ka humbur ankimin në një vendim gjyqësor me arsyen për shkaqe shëndetësore të familjarëve. KP-së i rezulton se i mungon aftësia profesionale, organizative për administrim të dosjeve gjyqësore.

Janë katër raste të denoncuara lidhur me subjektin.

Komisioneri Publik vlerëson se të dhënat janë të pamjaftueshme për rikonfirmimin e saj në detyrë për shkak të problemeve me pasurinë në pagesën e tatimeve dhe në aftësinë profesionale.

Ndërkohë që vetë Antoneta Sevdari është shprehur: Nuk jam dakord me të dhënat e KP pasi hetimi i KPK ka qenë i plotë. Përsa i përket banesës, vlerësimi i KPK ka qenë i drejtë. Për herë të parë kam deklaruar pasurinë 2004-ën, banesa tokë plus ndërtesë.

Burimi i krijimit është deklaruar me të ardhurat e bashkëshirtit në emigracion, deklaruar edhe në 2018.

Bashkëshorti nuk ka patur detyrim për ruajtje të dokumentacionit.

Pas

Gjyqi më i madh për kokainën në Gjermani, roli i shqiptarëve dhe suksesi i policisë

Para

Apartamentin ja blen baxhanaku, del para vettingut prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda

Para
Apartamentin ja blen baxhanaku, del para vettingut prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda

Apartamentin ja blen baxhanaku, del para vettingut prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.