15:19 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilla të vlefshme nga Erion Kristo: O katilë të jetës, thirrini mendjes, politikanë qepeni halenë!

12:32 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Aguridhet dhe kokëxhangallët”, Kristo komenton opozitën e re: Janë gallatë fare, do kapen prej flokësh! (Video)

Nga Erion Kristo

Seç kam një përshtypje se e vetmja masë serioze është ajo të cilës të gjithë i druhemi: paniku. Disa njerëz duhen tmerruar që ta kuptojnë se me sjelljet e tyre rrezikojnë jetën tonë sikur të ishin bomba. Shprehje si: s’na gjen gjë ne; si ta kemi kismet; e hëngrëm çairin; bëjnë më shumë dëm seç duket.

Moskujdesi për veten; mungesa e higjienës; mungesa e vetëkontrollit; mbivlerësimi i racës sonë ariane; të gjitha këto sjellje individualiste shkojnë në dëm të tjetrit.

Pra, nuk duhen parë thjesht si huqe, por si metastaza. Të heqim dorë nga zakonet tona; të mos ulemi nëpër kafe; të mos luajmë nëpër sheshe me dominora. Është hera e parë që i urrej mangësitë tona.

Tanimë ato më duken vrastare. Tanimë dua njerëzit që duan jetën tek vetja dhe tek të tjerët. Përballë qenieve mikroskopike neve nuk na bën punë asnjë virtyt shpirtëror, as trimëria, as ndershmëria, asgjë. Ato hyjnë aty ku s’thuhet. Edhe një njeri të vetëm po të humbim, është e tepërt. Mos u bëni cinikë. Mendojeni si prindin apo të afërmin tuaj.

Mos i fusni një mendje të lehtë. Mos bëni intervista me të infektuarit. Rrini brenda. Çfarë kuptimi ka që fëmijët rrinë në shtëpi dhe prindërit nëpër kafe? O katilë të jetës! Thirrini mendjes. Gjyshër: jemi në gjendje lufte. Mjekë të dashur: merreni kombin në duart tuaja.

Politikanë: qepeni halenë. Miq: shpjegojuani gjithë njerëzve që keni pranë. Ta godasim të keqen përpara se të na godasë. Jeta nuk është DVD që ta kthejmë mbrapsht. Të bashkohemi për jetën.

Etiketa: Erion Kristokristo keshilla
Pas

8 produkte ushqimore që do t’ju ndihmojnë të qendroni larg viruseve

Para

VIDEO/ Koronavirusi “në shtëpi”/ Shqiptarët moskokëçarës, rrinë në kafe dhe luajnë domino (Vëzhgim në disa qytete)

Para
VIDEO/ Koronavirusi “në shtëpi”/ Shqiptarët moskokëçarës, rrinë në kafe dhe luajnë domino (Vëzhgim në disa qytete)

VIDEO/ Koronavirusi "në shtëpi"/ Shqiptarët moskokëçarës, rrinë në kafe dhe luajnë domino (Vëzhgim në disa qytete)

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja

Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit

Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen 120 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Dha jetën për shpëtimin e turistëve në Shkodër, Rama: Arben Anamali, u prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut

E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Dumanin: Vlerësojmë bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal në Librazhd, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.