23:33 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Politikanë Abdalla, budállenjë, analfabeta, qurrana, k*rvarë e mjerana. Çudi pse Amerika ka ça dërrasa me ne kaq gjatë?’

19:22 | 05/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Politikanë Abdalla, budállenjë, analfabeta, qurrana, k*rvarë e mjerana. Çudi pse Amerika ka ça dërrasa me ne kaq gjatë?’

Nga Kimete Berisha

Nuk njohin kufij moral, e po presim prej tyre të njohin kufij të tjerë.

Dy ushtri (FARK e UÇK);
dy palë heronjsh (tradhtarë të heronjëve dhe heronjë të tradhtuar);
Dy palë veteranë;
Dy palë qeveri, nën hije dhe përtej hijes;

dy raporte kundërthënëse për të njejtin kufi me Malin e Zi;
si është e mundur, kufiri në tokë, e ata e lypin në qiell.

shtet në shtet;
pushtet máfioz;

Drejtësi e shitur dhe e blerë;
milionera (pa tlina) pa punu kurrë asnjë ditë në jetën e tyre;
popull me nga dy gra;
shqiptarë që kurrë nuk kanë ditur dhe nuk dinë ta vendosin kufirin personal mes anëtarëve të familjes e shoqërisë së tyre, e po dinë me vendos kufij ndërshtetëror;

njerëz që krejt jetën janë vrárë për megjë (séksit dhe tradhtisë u kanë thënë kufij);
mashtrués që e shfrytëzojnë tokën, qytetet, fabrikat, katundet, institucionet, kufijtë, kishat e xhamitë për interesat e tyre;

Idiota sa s’ka më.

I kanë mbushë institucionet me farë e fis e akraba.

Manjáka që luajnë me emrin e Jerusalemit dhe bëjnë politikë komunale me të, në kohën kur as Amerika ‘s’po guxon’ ta pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Abdalla, budállenjë, analfábeta, qurrána, kúrvarë e mjerana.
Hajna të çdo gjëje që ekziston.

E úrrejnë dijen dhe poezinë, si diktatorët më të mëdhenj të botës.
Stalinistë të vegjël, që veç pak iu duhet m’u bë stalinistë të mëdhenj.

Ish dasht të çlirohemi nga ta, por ftohtë, mraz, deprésion, ec e dil bëhu telashe e ‘tharbjau’ hundtë.
A ja vlen?
Jo.
S’ja vlen.

Çudi pse Amerika ka ça dërrasa me ne kaq gjatë?
Qind për qind se nuk na ka njoft!
Se as ne vetë nuk e kemi ditur se liria na bën njerëz kaq të póshtër e të pagdhendur.

Ne funksionojmë mirë vetëm si róbër dhe vetëm fri kën e kemi hak.

Amerika na ka identifikuar me Ibrahim Rugovën. Ka kujtuar se jemi të urtë dhe të kulturuar si ai (ka kujtuar e liria na mrekullon), që anipse ‘e urréjmë’ armíkun, ia lexojmë Jeseninin e ia mësojmë Danilo Kishin.

…primitivizëm i skajshën e padije e kërditshme;

Ani kur po qeshin e qaraveshen, sidomos kur po qeshin nga karriga e pushtetit që ua ruan KFOR-i, burra pleq me flokë të lyme e të ngjyme, me botoksa e me hellanka të ngushta balerinësh…
Kurrkushi s’jeni.
Jeni hájna e kríminela. Kaq jeni ju.

Mbi 70 zëvendësministra, túrpi i botës, nuk njohin kufij moral, e po presim prej tyre të njohin kufij të tjerë.
U bë nami në këtë skëterrë. Kot rrini gjithë natën e deheni zyrave me tym duhani e me shlivovicë.
Krejt bota po ju sheh.

Madje edhe Enver Petrovci guxoi e i tregoi ‘Kuririt’ serb se si ju e keni ba vendin ‘diktaturë’, kush ju shanë juve, ju ia shkatërroni jetën dhe e futni në Listë të Zezë, ndërsa me miliona që i vjédhni e hiqni veten nga Listat e zeza të botës.

Se armíku ynë është i keq me neve, por për të vetët është ‘i mirë’. E ju jeni e kundërta. Qindra serbë të MUP-it marrin paga nga qeveria e Kosovës pa dalë kurrë në punë, ama kurrë, asnjëherë, hiç (e ju as s’guxoni m’i pyet ‘pse’. Zani s’ju ndihet për së gjalli);
na keni vjédhur paret prej xhepi dhe ua keni paguar serbëve rrymën me paret tona.
Nuk na i ktheni paret, se mundeni, e dini se ne s’kemi vullnet m’i bë duart grusht.

Ju jeni diktatorët më qesharak në historinë e njerëzimit, sepse jeni të tillë vetëm me shqiptarët e lodhur e të mërzitur nga luftrat e gjata.
Nuk guxoni të jeni diktatorë me serbë e me të tjerë.
Si ata ‘këllqat’ që krejt çarshia i rreh e i nënçmón, por kur mbrëmjeve të kthehen në shtëpi i rráhin nanat, motrat, gratë dhe fëmijët e tyre.

Aq shumë jeni çmendur nga marrëzia sa nuk e shihni se sa e brishtë është ‘kështjella juaj prej letre’ mjafton të largohen veç pak (një pëllëmbë) nga Kosova veteranët e vërtetë të luftës (NATO) që ju ta shihni sa sahati.
As Sali Berisha nuk ua kish çelë më telefonin.

Pas

Thanë se është infektuar me koronavirus, reagon futbollisti shqiptar: Jam si molla

Para

U nis për punë po nuk vajti kurrë, zhduket në mënyrë misterioze nënoficeri i Gardës në Tiranë

Para
FOTO/ Pamje të pazakonta. Ja si u ‘pushtua’ sot Kukësi nga FNSH, RENEA dhe Garda

U nis për punë po nuk vajti kurrë, zhduket në mënyrë misterioze nënoficeri i Gardës në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.